Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paraqitur një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pas kërcënimeve anonime që ka marrë në aplikacionin ‘Signal’. Mesazhet përmendin emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, duke përfshirë një frazë intimiduese. Bardhi ka kërkuar që SPAK-u të hetojë shkakun dhe autorët e këtyre mesazheve, duke theksuar nevojën për verifikimin e vërtetësisë së informacionit.
Posted inKryesore


