Në GJKKO u zhvillua seanca gjyqësore për vrasjen e Santiago Malkos, me praninë e Leonard Dukës, i ekstraduar nga Belgjika. Gjyqi ishte i tensionuar, me ankesat e nënës së viktimës ndaj Dukës. Ai kërkoi më shumë kohë për të njohur aktet para se të japë dëshminë, ndërsa prokurori e kundërshtoi këtë kërkesë. Duka akuzoi prokurorin për anshmëri dhe kërkoi që të mos dënohej pa prova. Gjyqtarja vendosi t’i jepet Dukas kohë për t’u përgatitur.
Posted inKryesore


