Dy shpërthime ndodhën pranë Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë, pa pasur të plagosur, sipas policisë daneze. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk ka detaje mbi dëmet. Ndërkohë, në Stokholm, zona e ambasadës u mbyll për një “zhurmë të fortë”, me media që raportuan për sulm me plumba. Këto incidente ndodhin në kontekstin e operacioneve të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban dhe sulmeve në Gazë, pas agresionit të Hamasit më 7 tetor 2022.
Posted inKryesore


