Enea Themollari, 26 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pas një shpërthimi tritoli në Elbasan, ndodhur më 14 korrik. Ai u plagos aksidentalisht nga shpërthimi i vendosur në hyrjen e apartamentit të motrave Nikolli, që ishte objekt i një atentati. Motrat akuzojnë Nuredin Dumanin si porositës të shpërthimit, i cili kishte ndodhur në katin e katërt të pallatit ku ato jetonin me qira.
Posted inKryesore


