Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare, mund të mos jetë i gatshëm për grumbullim për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve për shkak të një dëmtimi që nuk ka kaluar plotësisht. Atalanta nuk e ka përfshirë atë në skuadër për ndeshjen e së shtunës ndaj Xhenoas, duke e lënë me pak shanse për t’u bashkuar me kombëtaren. Mjekët e klubit dhe të kombëtares do të komunikojnë për situatën e tij. Kombëtarja luan më 11 dhe 14 tetor.
Posted inSport


