Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka përfunduar operacionin “Operacionalja 18” duke arrestuar Ermal Lukun, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Ai ishte nën hetim për lidhje me një organizatë kriminale dhe kishte një urdhër arresti nga Gjykata e Brescias, Italia, që nga 29 Shtatori 2024. Policia vazhdon bashkëpunimin me Interpolin për ekstradimin e tij në Itali.
Posted inKryesore


