Një incident i rëndë ndodhi në Novate Milanese, ku një 45-vjeçar shqiptar plagosi djalin 18-vjeçar të partneres së tij ukrainase. Djali ndërhyri për ta mbrojtur nënën gjatë një konflikti, është goditur në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Autori u arrestua për tentativë vrasjeje dhe posedim të paautorizuar të armës, që rezultoi të ishte e vjedhur. Armët dhe gëzhojat u sekuestruan nga hetuesit.
Posted inKryesore


