Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Sefedin Braho

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës Sefedin Braho në moshën 71 vjeçare, pas komplikacioneve shëndetësore. Ish-sulmuesi i Kombëtareve dhe Luftëtarit të Gjirokastrës ishte një prej lojtarëve më të njohur të viteve ’70-’80, i njohur si “shigjeta” për shpejtësinë dhe driblimin e tij. Ai ka luajtur për Partizanin dhe ka shënuar një gol në 9 ndeshje me kombëtaren. Braho do të mbetet një emër i paharrueshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *