Një foshnjë 5-ditëshe ka ndërruar jetë në maternitetin e spitalit rajonal Vlorë më 4 tetor, dyshohet për shkak të mjekimit të pakujdesshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet ndaj mjekes I.C., 53 vjeçe, e cila akuzohet për “mjekim të pakujdesshëm”. Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori për të zbardhur shkakun e vdekjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Posted inKryesore


