Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka kritikuar protestuesit, duke i quajtur “turmë e çoroditur” dhe të nxitur politikisht, pas incidentit në Tiranë ku tre policë u plagosën. Ai theksoi profesionizmin e policisë në përballjen me manifestuesit, të cilët, sipas tij, shkelën ligjin. Hoxha garantoi se çdo akt e çdo autor do të ndiqet nga organet ligjzbatuese, duke e quajtur mosbindjen civile një “bllof” që nuk do të sjellë asgjë tjetër përveç përgjigjes ligjore.
Posted inKryesore


