Opozita do të protestojë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, duke shpallur fillimin e mosbindjes civile pas arrestimit të Ervin Salianjit. PD dhe aleatët kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet e 2025-ës, duke e cilësuar drejtësinë si të politizuar. Protesta pritet të përfshijë bllokimin e akseve kryesore në Tiranë, ndërsa policia ka rrethuar godinat qeveritare për të parandaluar ndonjë incident.
Posted inKryesore


