Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka bërë një kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg nga Gjykata e Tiranës, e cila do ta shqyrtojë këtë kërkesë sot në orën 12:30. Kërkesa u depozitua pas vetdorëzimit të tij dhe dënimit njëvjeçar për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”. Salianji është në Burgun e Fierit dhe nuk pritet të jetë i pranishëm në seancë, ndërsa avokatët mund të tërheqin kërkesën e tyre. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ankesën më 15 tetor.
Posted inKryesore


