Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për datën 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet më 17 tetor. Njoftimi nga zyra e shtypit nuk jep detaje, por besohet se anulimi lidhet me vizitën e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Opozita ka paralajmëruar për mosbindje civile në Kuvend, që ndodhet pranë xhamisë së Namasgjasë.
Posted inKryesore


