Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku një nënë dhe bija e saj humbën jetën, ndërsa babai dhe djali janë në gjendje të rëndë. Autoritetet po hetojnë një rast të mundshëm helmimi. Viktimat u gjetën nga gjyshja, që kishte shkuar për t’i ndihmuar. Autopsia ka treguar se helmimi mund të jetë shkaku i vdekjes. Prokuroria ka urdhëruar marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës nga familjarët për të verifikuar praninë e toksinave.
Posted inKryesore


