Një magazinë me kanabis sativa është zbuluar në Tiranë, konkretisht në rrugën “Hamdi Pepo” në “Qyteti i nxënësve”. Operacioni ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe priten detaje të reja, përfshirë mundësinë e arrestimeve. Policët e komisariatit 2 dhe 6, si dhe Antidroga e Tiranës, janë të angazhuar në këtë aksion pasi dyshohet se është zbuluar një sasi e madhe lënde narkotike.
Posted inKryesore


