Petro Piti, një i ri 25-vjeçar, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat. Mjeti i tij, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure, u përplas me një automjet bujqësor. Piti mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët, por fatkeqësisht vdiq në spital. Grupi hetimor është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Posted inKryesore


