Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ra në 4.61% në gusht, niveli më i ulët që nga tetori 2008. Ky tregues ka shfaqur stabilitet gjatë vitit, duke rënë poshtë 4.64% të marsit, ndërkohë që portofoli total i kredisë arriti 812 miliardë lekë, me rritje vjetore 12%. Megjithatë, kredite e këqija u rritën në vlerë absolute, duke shqetësuar Bankën e Shqipërisë. Ajo ka vendosur masa për të ngadalësuar kreditimin masiv, që po rritet me ritme të shpejta.
Posted inKryesore


