Një imazh satelitor i uraganit Milton, që shfaqet në formën e një kafke, ka impresionuar meteorologët përpara mbërritjes në Florida, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha. Milton, një stuhi kategoria 3, shpërtheu me erëra mbi 100 km/h, duke lënë mbi 3 milionë njerëz pa energji. Aktualisht, janë konfirmuar 9 viktima në Florida. Ekspertët e krahasojnë Miltonin me uraganin Matthew të vitit 2016, që gjithashtu kishte formën e një kafke gjatë kalimit të tij.
Posted inKryesore


