Dy shqiptarë, 36 dhe 39 vjeç, janë arrestuar në Spanjë pasi po transportonin mbi 300 bimë marihuanë. Ndalimi ndodhi në Teruel, gjatë një kontrolli policor, ku u zbulua se shoferi kishte dokumente të rreme dhe i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen. Të dy ata u akuzuan për krime kundër shëndetit publik dhe falsifikim dokumentesh, duke riskuar dënime të ndryshme me burg. Bimët e marihuanës u sekuestruan.
Posted inKryesore


