Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, i arrestuar pas protestës kombëtare të opozitës më 7 tetor, pasi kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak. Ai akuzohet për “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, u ndalua Gentian Tuga, ndërsa pesë individë të tjerë dhe zyrtarë të PD-së janë të përballur me akuza për veprime të dhunshme dhe kundërshtim të policisë.
Posted inKryesore


