Jurgis Çyrbja, deputet i Partisë Socialiste, akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me veprime të ndodhur 7 vjet më parë si drejtor i Hipotekës së Durrësit. Pas një kallëzimi nga Partia Demokratike, Çyrbja u paraqit në SPAK, ku iu komunikua akuza dhe dorëzoi mandatin për arsye shëndetësore. Hetimet fokusohen në shkelje të dyshuara në legalizime dhe certifikata pronësie. Ai ka qenë në detyrë si deputet që prej vitit 2017.
Posted inKryesore


