Gjykata e Elbasanit vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për mjekun Klidid Dodi, i arrestuar për “shpërdorim detyre” pasi dyshohet se tentoi të fshehë një tentativë vrasjeje. Dodi, i akuzuar për mosregjistrimin e plagosjes së një 26-vjeçari në kartelë, u pezullua nga detyra dhe i ndalohet dalja nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi në lagjen “Haxhias”, ku i riu u plagos me thikë.
Posted inKryesore


