Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, shpalli se emigrantët e parë do të arrijnë në kampin e Gjadrit këtë javë, ku qendrat do të kenë standarde të ngjashme me ato në Itali. Ai theksoi se nuk do të ketë ceremoni hapjeje, dhe emigrantëve do t’u garantohet siguria dhe të drejtat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Media italiane ka raportuar mbi strukturat e qendrave, të cilat do të ndihmohen nga UNHCR dhe polici italiane për mbikëqyrjen e rendit.
Posted inKryesore


