Sot, vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të ajrit të thatë dhe relativisht të ngrohtë nga jugu. Kjo situatë po ndodh për shkak të Anticiklonit Afrikan mbi Ballkan dhe Evropën qendrore. Temperaturat e mesditës do të jenë më të larta se zakonisht për tetorin, duke arritur 15-22 °C në bregdet, 12-23 °C në zona të ulëta dhe 7-20 °C në zona malore.
Posted inKryesore


