Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sako, u paraqit në SPAK më 14 tetor, ku qëndroi rreth një orë. Ai u pyet si person në dijeni për hetimet lidhur me aktivitetin e tij në tendera publikë, përfshirë një tender për mirëmbajtjen e rrugëve me vlerë 50 milion euro dhe nënkontraktimin e kompanisë së tij nga SaniService. Çështja e fundit është tashmë në gjykatë. SPAK nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë vetëdorëzim.
Posted inKryesore


