Olsi Bali, një 38-vjeçar nga Belshi, u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Firences. Arrestimi u realizua falë informacionit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe bashkëpunimit me Interpolin. Gjykata italiane kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Tani materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Elbasanit për procesin e ekstradimit.
Posted inKryesore


