Erion Veliaj ka shpallur fillimin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, duke premtuar ruajtjen e pemëve të mbjella më parë. Bashkia është akuzuar për shpërdorimin e 3.3 milionë eurove pasi, megjithëse e dinin për zgjerimin, mbollën pisha përmes tenderi të dyshimtë me kompaninë Fusha. Afera është në hetim, dhe Veliaj tani kërkon të justifikojë shpenzimet e kaluara duke premtuar rimbjelljen e pemëve në vende të tjera, duke shmangur transparencën.
Posted inKryesore


