Në përgjimet e SKY ECC, emri i kryeministrit Edi Rama lidhët me bisedat mes Ervis Martinajt, bosit të zhdukur të lojërave të fatit, dhe Behar Bajrit, një figurë kriminale. Bajri paralajmëron Martinajn për një goditje politike të planifikuar nga Rama, duke e lidhur atë me vrasjen e bankierit Artan Santo. Përgjimet zbulojnë tensionet dhe shqetësimet e Martinajt, duke nxjerrë në pah lidhjet e tij të mundshme me politikën dhe krimin.
Posted inKryesore


