Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, dhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi për vakancën, duke kërkuar nga KQZ për plotësim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje të premten për këtë qëllim. Erjon Meka pritet të zëvendësojë Çyrbjën në Grupin Parlamentar socialist. Çyrbja dha dorëheqjen pas thirrjes nga SPAK për një kallëzim lidhur me periudhën kur drejtonte Kadastrën në Durrës.
Posted inKryesore


