Punonjësit e spitaleve në Greqi, përfshirë mjekët dhe personelin shëndetësor, kanë hyrë në grevë 24-orëshe për të kërkuar përmirësimin e kushteve ekonomike dhe shtimin e stafit. Protestat u zhvilluan në Athinë, ku aktivistët marshuan drejt Parlamentit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar rritje pagash dhe rekrutim të ri. Ata shprehën pakënaqësinë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, për gjendjen në institucionet shëndetësore.
Posted inKryesore


