Pasi erdhën emigrantët e parë në kampin e Gjadrit, tre deputetë të opozitës italiane vizituan vendin dhe kritikuan qeverinë “Meloni” për krijimin e një “kolonie” jashtë Italisë. Riccardo Magi theksoi dështimin e iniciativës, duke thënë se 16 emigrantë erdhën dhe 4 u kthyen mbrapsht. Rachele Scarpa ngriti shqetësime për shpenzimet e larta dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa Roberto Valaschiani kërkoi heqjen e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët.
Posted inKryesore


