Toni Kros, ish-mesfushor i Realit të Madridit dhe Gjermanisë, ndau mendimet e tij pas tërheqjes nga futbolli në një intervistë për “TVE”. Ai tha se ndihet mirë, megjithëse i mungon disa gjëra. Kros diskutoi për penalltinë controversial për Kukurejën në “Euro 2024”, duke e pranuar që ajo mund të ishte e akorduar, dhe vlerësoi performancën e Spanjës. Ai gjithashtu theksoi se “Topi i Artë” nuk ka rëndësi për të, duke u shprehur se do të ishte i lumtur nëse ndonjë lojtar i Realit e fiton atë.
Posted inSport


