Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Megi Pojani, u shpreh në “Goca dhe Gra” se ka ndodhur që konkurrentët të kenë flirtuar me të, por e cilëson veten si antipatike në program. Ajo tha se konkurrentët shpesh vijnë për të kërkuar këshilla, por ajo preferon të mbajë një distancë, duke u dhënë mundësinë të ndihen rehat gjatë bisedave, pa krijuar raport më të ngushtë. Megi theksoi se dëshiron që ata të ndihen të lirë dhe të mos kenë komplekse.
Posted inShow Bizz


