Një makinë “Volkswagen” ka përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë mbrëmjen e së dielës, pa raportime për persona të lënduar. Policia dhe ambulanca nuk gjetën as shoferin dhe as pasagjerë brenda mjetit kur arritën në vendngjarje. Ngjarja ndodhi në zonën e “Brrylit”, përsa i përket arsyes se si automjeti doli nga rruga kryesore, hetimet janë ende në proces. Policia ka nisur përpjekjet për të nxjerrë makinën nga kanali.
Posted inKryesore


