Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për pezullimin e VKM-së që rrit çmimet e referencës së apartamenteve në Tiranë. Pas seancës gjyqësore, kryetarja Holta Zaçaj shpalli mbylljen e procesit, duke theksuar se kërkesa nuk provoi pasojat e pariparueshme të VKM-së. Ndërtuesit pretenduan se rritja e taksës nga VKM-ja do të ndikonte në çmimet e apartamenteve, por Gjykata argumentoi se akti nuk cënon kushtetutën.
Posted inEkonomi


