Pas javës së 9-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, trajnerët e kombëtareve kanë përzgjedhur formacionin më të mirë. Portieri më i mirë është Razak Abalora (Elbasani). Mbrojtësit janë Emiljano Musta, Dynel Simeu, Bruno Dita dhe Agan Mjaki. Mesfusha përbëhet nga Arinaldo Rrapaj, Ledio Beqja dhe Arbin Zejnullai, ndërsa sulmuesit janë Fatmir Prengaj, Zé Gomes dhe William Cordeiro. Francesco Moreiro është shpallur trajneri i javës.
Posted inSport


