Fundjava e fundit solli rezultate pozitive për legjionarët kuqezi. Berat Gjimshiti, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni u rikthyen pas dëmtimeve, me Manaj që shënoi dy gola për Sivasspor në fitoren 3-2 ndaj Hatayspor. Uzuni po ashtu realizoi dy gola në fitoren 4-0 të Granadës ndaj Tenerife. Mario Mitaj shënoi golin e parë me Al Ittihad, ndërsa Anis Mehmeti kontribuoi me një gol për Middlesbrough. Ernest Muçi asistoi për fitoren e Besiktas.
Posted inSport


