Dy vëllezër, Simon dhe Gezim Vuka, janë arrestuar në Kurbin nga policia, pasi u kapën duke transportuar 8.2 kg kanabis me qëllim shitjen. Arrestimi ndodhi në aksin rrugor “Laç-Mamurras” si rezultat i operacionit policor të koduar “Mbikalimi”. Gjatë operacionit u sekuestruan lënda narkotike, para në lekë dhe euro, si dhe dy celularë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


