Policia në Tiranë arrestoi këtë të hënë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pranë qendrës tregtare “Casa Italia”. Para arrestimit, Meta kishte njoftuar në rrjetet sociale për një konferencë për mediat që do të mbahej në orën 13:40 në selinë e Partisë së Lirisë, duke ftuar gazetarët për të ndjekur transmetimin live. Zyra e shtypit e partisë konfirmoi ftesën për pjesëmarrje në këtë ngjarje.
Posted inKryesore


