Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut, pranë “Kthesës së Kamzës” ndërsa po kthehej nga Kosova me shoferin e tij. Arrestimi u realizua pas bllokimit të makinës së tij nga disa automjete, ku efektivë civilë me maska i kërkuan që të zbriste. Një qytetar filmoi momentin dhe një nga efektivët u përpoq të ndalonte videot.
Posted inKryesore


