Një 49-vjeçar nga Nikollarë, Skrapar, u arrestua në Përmet gjatë operacionit policor “Miçan”, pas një hetimi 4-mujor për kultivimin e bimëve narkotike. Ai u kap në flagrancë duke prerë 43 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan përmes djegies. Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Policia e Përmetit dhe Sektori Operacional për Përgjimet Ambientale kryen operacionin në bashkëpunim me prokurorinë.
Posted inKryesore


