Pas një skandali të transmetuar në emisionin “Stop”, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku Artur Zeko u pezulluan nga detyra. Spitali “Shefqet Ndroqi” nisi një hetim disiplinor dhe një Këshill Etik për të gjithë të përfshirët. Në reagimin e tyre, ata dënuan ashpër abuzimin seksual dhe theksuan angazhimin për të mbrojtur dinjitetin e pacientëve, duke inkurajuar denoncimin e rasteve të ngjashme.
Posted inKryesore


