Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Ankara ka arritur në 5 persona, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur. Autoritetet turke akuzojnë PKK-në për sulmin. Dy autorët, një burrë dhe një grua, u eliminuan nga policia pas një shpërthimi dhe sulmi të armatosur në selinë e kompanisë Turkish Aerospace. Presidenti Erdogan e cilësoi sulmin si “të neveritshëm”, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu solidaritet me Turqinë dhe dënimin e terrorizmit.
Posted inKryesore


