Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, viziton sot Tiranën për një seri takimesh, fillimisht me Kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, pas të cilit do të zhvillohet një konferencë për shtyp. Ajo do të marrë pjesë gjithashtu në hapjen e Kolegjit të Europës. Von der Leyen do të vijojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, me fokus në një plan zhvillimi prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.
Posted inKryesore


