Avokati Sokol Mëngjesi u rikthye në gjykatë pas një sulmi ndaj tij, që ndodhi më 29 Maj, kur u sulmua nga 4 persona. Dyshohet se sulmi është porositur nga Dritan Nano, i cili ishte në një proces civil me Mëngjesin lidhur me trashëgiminë e një prone. Pas një periudhe 6 ditore në intubim dhe trajtime në Athinë, Mëngjesi ka ardhur për të përfaqësuar liderin e opozitës, Sali Berisha, në seancën paraprake.
Posted inKryesore


