Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një motor ka përplasur një grua 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë. E moshuara nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë në spital. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa drejtuesi i motoçikletës, I. Ll., është arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen.
Posted inKryesore


