Edon Zhegrova festoi fitoren 1:3 të Lilles ndaj Atletiko Madridit në Champions League duke ndarë dy foto në “Insta Story”, ku shihet me plis shqiptar. Ai hyri në lojë në minutën e 16-të, dhe shënoi një gol spektakolar që e barazoi rezultatin, përpara se Xhonathan Dejvid të shënonte dy herë për fitoren e ekipit. Zhegrova tregoi performancë të jashtëzakonshme, duke lënë mbresë me talentin e tij.
Posted inSport


