Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është thirrur në SPAK për t’u njohur me akuzat lidhur me procedurat e rikonstruksionit të katër komisariateve kur ai ishte në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ndreca akuzohet për “Shkelje të barazisë në tender” dhe paracaktimin e fituesve, duke sjellë dëme financiare. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe grupi parlamentar i PD kërkon vazhdimin e procesit hetimor nga SPAK.
Posted inKryesore


