Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka pasur kontakte të vazhdueshme me Vladimir Putin për dy vitet e fundit, sipas “Wall Street Journal”. Bisedat përfshinë tema personale dhe gjeopolitike, përfshirë një kërkesë të Putinit që Musk të mos aktivizonte satelitët Starlink mbi Tajvan. Musk, i cili është një lojtar kyç në programin hapësinor amerikan, mund të ketë një rol të rëndësishëm në një administratë të re Trump. Zëdhënësi i Kremlinit hodhi poshtë këto informata.
Posted inKryesore


