Një tërmet me magnitudë 4, me thellësi 5 km, lëkundi Fierin mbrëmjen e sotme, duke u ndjerë edhe në Vlorë. Epiqendra ishte në fshatin Kuman, dhe tërmeti ndodhi në orën 19:32. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por qytetarët dolën në rrugë nga frika. Kryeplaku Tomorr Metani përshkroi situatën si të frikshme, me disa banorë që haruan të merrnin fëmijët e tyre para daljes. Dëmet do të shqyrtohen nesër.
Posted inKryesore


